75 Mall Live Search
10:05 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / A. M.

Pritet të nis seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës!

Kanë nisur të mblidhen e asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës për të zgjedhur kryesuesin.

Në rast se sot i njëjti nuk zgjidhet, Kuvendi Komunal i Prishtinës shkon në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

Pavarësisht se ka numrin më të madh të asamblistëve Lëvizja Vetëvendosje ka hequr dorë nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal.