Një person thotë se ka vendosur bombë në Stacion, policia nuk gjen përsëri asgjë!

IndeksOnline raportoi më parë se është ngritur përsëri alarmi për bombë në Stacionin e Autobusave në Prishtinë.
Mirëpo, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, për IndeksOnline tha se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.
Ajo njoftoi se një person kishte deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacion.
“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha ajo./IndeksOnline/