75 Mall Live Search
10:15 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / k.v

Therja me thikë e katër personave në Pejë, policia prangos dy të dyshuar

Më datë 22 dhjetor 2021, rreth orës 22:00, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se katër (4) persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive të Policisë, me datë 03.01.2022 rreth orës 23:00, është arritur vendndodhja e dy (2) personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.