SHBA-ja vendos sanksione të reja ndaj Millorad Dodikut

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.
“Sot, OFAC caktoi Milorad Dodik, një anëtar të Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, dhe një platformë mediatike të lidhur në përgjigje të aktiviteteve korruptive të Dodikut dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Depertamentit Amerikan të Thesarit.
Today, OFAC designated Milorad Dodik, a member of the Presidency of Bosnia and Herzegovina, & an associated media platform in response to Dodik’s corrupt activities & continued threats to the stability & territorial integrity of Bosnia and Herzegovina.https://t.co/K5kyV0cP8F
— Treasury Department (@USTreasury) January 5, 2022