75 Mall Live Search
17:42 / E Enjte, 06 Janar 2022 / MSH

E quajti “lopë holandeze”, Ronela Hajati nuk përmbahet me replikën ndaj ndjekësit!

Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 60-të në RTSH.

Ronela me “Sekret” do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë, në “Eurovision”.

Së fundmi këngëtarja ka marrë një koment të pakëndshëm.

Në foton ku shumë e kanë uruar për fitoren ka qënë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.

Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen e ka quajtur ndjekësin mbrapsht një “gomar shqiptar”.