Mbi 1700 të infektuar me Covid, humbin jetën dy persona në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën me dije se gjatë orëve të fundit sërish është shënuar një numër i lartë i të infektuarve me Covid .
Gjatë 24 orëve të fundit nga 7472 testime për koronavirus, 1725 raste kanë rezultuar pozitiv ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë viktimat janë një nga Shkupi 66 vjeç dhe një nga Negotina 76 vjeç. Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 332 persona të shëruar.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar të infektuar me covid 230.265, qytetarë mes të cilëve 214 054 kanë fituar betejën me Covid dhe 8 002 qytetarë kanë humbur jetën.