75 Mall Live Search
23:42 / E Enjte, 06 Janar 2022 / MSH

Trajneri i Bayern Munchen: Po, e kam marr edhe kosovarin me vete, është talent i madh

Julian Nagelsman e ka konfirmuar që në skuadrën e parë të Bayern Munchen do të jetë edhe kosovari, Arijon Ibrahimovic.

Trajneri gjerman e ka vlerësuar lart talentin kosovar.

“Po është e vërtetë që do të udhëtoj me ne. Ai është shumë i ri, por ka një talent. Është shumë i shpejtë dhe luan shumë mirë me dy këmbët” ka thënë Nagelsman.

Bayern – Monchengladbach luhet nesër nga ora 20:30. Bayern përballet me shumë mungesa në këtë ndeshje për shkak të Covidit dhe mbetet të shihet nëse do të debutoi kosovari 16 vjeçar./Indeksonline/