75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 07 Janar 2022 / kutia

Alarmi i tretë, Policia pranon telefonatë anonime kinse ka mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve

Për të tretën herë, Policia e Kosovës ka pranuar një telefonatë anonime në të cilën thuhet se në Stacionin e Autobusëve ka mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e sigurisë në atë zonë dhe janë angazhuar njësistet për trajtimin e rastit.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës” thuhet në njoftimin e Flora Ahmetit për Indeksonline.