75 Mall Live Search
13:35 / E Premte, 07 Janar 2022 / kutia

Goditje e dyfishtë nga Vushtrria, i kthen “gladiatorët”

Vushtrria ka konfirmuar marrëveshjen me dy lojtarët e Arbërisë, Dior Zabërgja e Leart Emini. Të njëjtit tetë vite më parë kishin fituar titullin kampion me Llamkosin e Vushtrrisë.

“Dior Zabergja dhe Leart Emini si bashkëlojtarë nga KF Arbëria kanë vendosur që gjysem stinorin pranveror të rikthehen në Vushtrri, në sfidën për rikthimin në superligën e Kosovës, ne klubin ku kanë shkruar historinë në sezonin 2013/2014 duke fituar titullin Kampion.

Tashmë kur kemi hyrë në 100 vjetorin e klubit, është ndjenjë e jashtëzakonshme rikthimi i Gladiatorëve që janë dëshmuar me angazhim dhe sukses!
Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në superligen e Kosovës” thuhet në njoftimin e Vushtrrisë./Indeksonline/