Vazhdojnë pritjet e gjata të kosovarëve në Suboticë

Që nga mëngjesi i djeshëm, qindra kosovarë janë duke pritur në pikën kufitare në Suboticë, mes Serbisë dhe Hungarisë.
Burime të Indeksonline bëjnë me dije se qarkulimi është bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe kolona të gjata.
Bashkë me kolonat, e gjatë është edhe pritja, teks qytetarët po bëhen çdo herë e më të padurueshëm për shkak të kësaj vonese të paarsyetuar.
Indeksonline ka sjellur pamje edhe dje, nga protesta e qytetarëve në po të njëjtën pikë kufitare./Indeksonline/