ShSKUK: Të shtrirë 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 dhe 22 post COVID

Në bazë të raporteve të datës 8 janar nga njësitë përbërëse të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës të shtrirë janë 11 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 22 të tjerë post-COVID.
Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-COVID
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë