Moti për ditët e ardhshme: Ftohtë dhe me vranësira

9.01 – Kryesisht me vransira, e herë herë me riga lokale shiu. Reshje bore priten në vise malore.
10.01 – Më ftohtë, me erë e kryesisht me vransira dhe me të reshura të dobëta bore kohëpaskohe.
11.01 – Mbetet ftohtë, e kryesisht me vransira dhe do të fryjë erë e ftohtë veriore. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, ditën në vise të ulëta mund të përzien edhe me shi.
12.01 – Ftohtë, me vransira e diell. Herë herë priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Ditën reshjet pritet të pushojnë.Temperaturat pas një rritjeje në fundjavë, javën e ardhshme me tendencë të rënies.
Minimalet lëvizin ndërmjet -1C e 2C, e maksimalet në fundjavë rriten në 6C e 7C, e më pas në rënie në 0C deri 2C.Të shtunën pasdite frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s, e nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s, me hove deri në 15m/s.Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme me tendencë të rënies së thellën nën vlera normale, e më pas në rritje të shpejtë lartë mbi normale.