75 Mall Live Search
09:13 / E Hënë, 10 Janar 2022 / MSH

Udhëheqëses së Mianmarit i rritet dënimi me burg

Një gjykatë në Mianmar ka dënuar lideren e rrëzuar, Aung San Suu Kyi me katër vite të tjera burg, në një seri gjykimesh.

Ajo u dënua për posedim dhe import të paligjshëm të telekomandave dhe shkelje të rregullave të Covid-19.

Suu Kyi u dënua fillimisht në dhjetor dhe iu dha një dënim i reduktuar me dy vjet burg, shkruan BBC.

Ajo është arrestuar nga një grusht shteti ushtarak shkurtin e kaluar dhe përballet me rreth një duzinë akuzash, të cilat Suu Kyi po i mohon.

Besohet se akuzat e së hënës burojnë nga kur ushtarët kontrolluan shtëpinë e saj ditën e grushtit të shtetit, nga forcat e udhëhequra nga gjenerali Min Aung Hlaing, dhe thanë se zbuluan pajisjet.

Gjyqi i së hënës në kryeqytet, Nay Pyi Taw, ishte i mbyllur për mediat dhe avokatët e Suu Kyit janë ndaluar të komunikojnë me median dhe publikun.

Dënimi i fundit do ta çojë totalin e saj në gjashtë vite burg.

Muajin e kaluar laureatja e çmimit Nobel u shpall fajtore për nxitje të mospajtimit dhe thyerje të rregullave të Covid-19.