75 Mall Live Search
19:52 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Artan Hoxha: Sali Berisha është mbreti i dhunës dhe i terrorit në Shqipëri

Gjatë të shtunës, Sali Berisha organizoi një protestë për të marr në kontroll zyrat e Partisë Demokratike në Tiranë.

Pas disa orësh proteste, Policia shqiptare e shpërndau protestën dhe ish-kryeministri nuk arriti që të finalizoj projektin e tij.

Gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Artan Hoxha në një lidhje në ‘Direkt’ në ATV ka thënë se Berisha vetëm me dhunë dhe terror di ti realizoj planet e tij.

Është në të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë që kjo parti të riorganizohet. Nuk ka një parti tjetër në vend që mund ta kundërshtoj mazhorancën e Edi Ramës”, tha Hoxha në ‘Direkt”.

Berisha deshi ta zgjidhte situatën ashtu siç di Berisha, dhe ai di t’i zgjidh punët vetëm me dhunë. Është mbret i dhunës dhe i terrorit në Shqipëri. Nuk di ta bëjë ndryshe”, shtoi ai.

Policia e shtetit nuk do ta lejoj Berishën që të shkoj te PD-ja dhe ta marr me dhunë ndërtesën. Mbështetësit e tij një pjesë janë në burg një pjesë tjetër janë në kërkim nga Policia. Ai e ka humbur ‘krahun e armatosur të kësaj lëvizje”, tha ndër të tjerash Artan Hoxha.

Kujtojmë se Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetër derisa qëllimi i tij të realizohet.