Vjosa Osmani për Sassolin: Një mik i vërtetë i popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vdekjes së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka shprehur trishtim për vdekjen e Sassolit të cilin e quajti një mik të vërtetë të kombit dhe popullit tonë.
Ajo tha se kjo është një humbje shkatërruese për familjen e tij, por edhe për BE-në dhe botën.
“Shumë e trishtuar kur dëgjova për vdekjen e @EP_President
Vdekja e David Sassolit. Një person me vlera të mëdha, të cilin pata privilegjin ta takoj personalisht vetëm një vit më parë. Një mik i vërtetë i kombit dhe popullit tonë. Kjo është një humbje shkatërruese për familjen e tij, por edhe për BE-në dhe botën”, ka shkruar Osmani.