Koronavirusi prek dy të parët e Prishtinës

Dy të parët e Prishtinës, kryetari Përparim Rama dhe nënkryetari Alban Zogaj kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Rama për këtë njoftoi vetë në profilin e tij në Facebook, kurse Zogaj e konfirmoi për Indeksonline.
“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anuluar të gjitha takimet e parashikuara. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, u shpreh Rama.
Ndërsa Zogaj për Indeksonline tha se edhe ai është infektuar me koronavirus, dhe se gjendet në izolim.
“Me koronavirus jam infektuar edhe unë. Kemi qenë së bashku me kryetarin. Të dy jemi në izolim”, u shpreh Zogaj.
Sa i përket stafit të kryetarit, Zogaj tha se të tjerët kryesisht kanë rezultuar negativ./Indeksonline/