75 Mall Live Search
17:33 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Dyshime për COVID-19 në ‘Big Brother VIP’?


Në mesin e banorëve të “Big Brother VIP” është krijuar një shqetësim i ri.

Fakti se Beniada nuk po ndihet mirë dhe ka temperaturë, plogështi dhe dhimbje kockash ka bërë që të dyshohet për marrjen e virusit nga jashtë.

Nën zë, banorët gjatë ditës në bisedat e tyre kanë lënë të nënkuptohet se janë testuar dhe presin përgjigjet.

Situata paraqitet e qetë dhe të tjerët të paktën tani për tani nuk kanë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Pasi kjo gjë u bë temë, Donaldi ka rrëfyer se ka kaluar COVID-in pak ditë para hyrjes në shtëpi dhe ia ka hedhur lehtë, kryesisht me temperaturë dhe lodhje.

Ndërkaq, mbetet e paqartë nëse në protokolet e produksionit përfshihet testimi i kujtdo që hyn në shtëpi për surpriza apo të tjera punë sepse kjo mbetet mënyra më e rrezikshme për infektim, në kushtet kur banorët janë në izolim nga e gjithë bota e jashtme.