75 Mall Live Search
22:13 / E Martë, 11 Janar 2022 / AR

Ishte fanse e Kimit, e dashura aktuale e Kanye West bën të papriturën ndaj saj!

Julia Fox është vajza me të cilën Kanye West ka afirmitet. Ajo ishte fanse e serialit të Kardashinave.

Kështu bëri të ditur vet ajo në një intervistë për “Forbidden Fruits”, transmeton Indeksonline.

Do të më mungojë kaq shumë emisioni “Keeping Up With The Kardashians”. Nuk më vinte kurrë turp për këtë, doja që të ishte familja ime sepse ndjehesha sikur i njoh mirë. Isha e lumtur për ta kur diçka e mirë ndodh në jetën e tyre”, tha Julia.

Jo shumë kohë më vonë, aktorja u takua me West në një festë të Vitit të Ri, pas së cilës të dy menjëherë patën një takim shumë romantik në New York.

Çuditërisht, ajo së fundmi ka hequr të gjitha pëlqimet që i kishte bërë postimeve në Instagram të Kim Kardashian, ish-bashkëshortes së West./Indeksonline/