75 Mall Live Search
23:17 / E Martë, 11 Janar 2022 / OSH

Vetura e tipit “BMW” humb kontrollin – vetaksidentohet në Deçan

Tash e dy ditë reshjet e borës janë shpeshtuar në Kosovë dhe është vështirësuar komunikacioni në rrugë.

Para disa minutave, një veturë e tipit “BMW” ka humbur kontrollin dhe është vetaksidentuar në Strellc, në komunën e Deçanit.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Megjithëse, rrugët tani janë të mirëmbajtura dhe pastruara, Policia e Kosovës ka bërë thirrje që vozitësit të kenë kujdes të shtuar në komunikacion./IndeksOnline/