75 Mall Live Search
08:38 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / OSH

Maqedonasi mashtron ferizajasin, i merr 3600 euro

Raportohet se në rrugën Brahim Ademi në Ferizaj, Njësiti i hetuesisë ka arrestuar të dyshuarin mashkull shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Sipas PK-së, i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i marr 3600 € në këmbim të një borxhi.

 I dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.