75 Mall Live Search
08:44 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / OSH

E mitura shtatzënë shkon në Gjinekologji, bashkë me burrin policia i dërgon në burg

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një e mitur është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar.

Sipas raportit, të dyshuarit (prindërit)  dërgohen në mbajtje.

“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar  në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar  të  dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit)  dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.