Vdes shtetasja e Maqedonisë në QKUK, ishte aksidentuar në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Dje ka ndërruar jetë shtetasja e Maqedonisë së Veriut pas plagëve të marra në aksidentin e datës 3 maj 2021 në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Ajo ishte duke u trajtuar në QKUK, shkruan IndeksOnline.
“Rr. Nacionale, Prishtinë-Ferizaj 03.05.2021-11:40. Viktima femër shtetase e Maqedonisë së Veriut, e cila për shkak të aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 11.01.2022 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/