Pamje: Ja si e vjedhin pazarin e ditës në market dy hajna në Prishtinë

Vjedhjet në Kosovë e sidomos në Prishtinë janë një dukuri shqetësuese tash e një kohë.
Së fundmi, pre e hajnave ka qenë një market në Prishtinë, saktësisht në lagjen “Pejton”.
Pronari i marketit ka dërguar në redaksi të IndeksOnline pamjet nga momenti i grabitjes e cila ka ndodh të hënën.
Në video shihen dy persona duke kryer vjedhjen.
Ata janë kapur nga kamerat në hyrje të marketit dhe në brendësi.
Në video shihen të rinjët duke vjedhur gjësende dhe duke marrë para nga arka.
Sipas pronarit, kjo është vjedhja e dytë që i është bërë brenda një kohë të shkurër./IndeksOnline/