Çekia e kërkon kosovarin për dy vepra penale, Interpol publikon foton e tij

Republika çeke prej vitesh e ka shpallur në kërkim kosovarin, Dzemal Kapetanovic.
Të dhënat e tij së bashku me fotografinë janë vendosur në ueb-faqen e Interpolit.
Ky është kosovari i vetëm i shpallur në kërkim publik nga Interpoli, raporton IndeksOnline.
Në përshkrim të akuzave, Kapetanovic kërkohet për dy vepra penale si tentim-vrasje dhe prodhimi, posedimi dhe shpërndarja e paligjshme e drogës./IndeksOnline/
