75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / A. M.

Policia jep detaje për plagosjen në Fushë Kosovë

Sot rreth  orës 14:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar PK-ja, zëdhënësja për Prishtinën, Flora Ahmeti.

No description available.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore.  Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast  një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor.

No description available.

Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë.  Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ka deklaruar Ahmeti. /Indeksonline/