75 Mall Live Search
12:13 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

“Anija fantazmë” arrin në bregun e Japonisë

Vetëm një ditë pasi anija, e cila kishte tetë persona nga Koreja e Veriut, në bregun e Japonisë është gjetur edhe një tjetër anije me tetë persona të vdekur.

Anija e shpirtrave me gjatësi shtatë metra u zbulua në afërsi të qytetit Oga, në prefekturën Akita të Japonisë. Nuk kishte pajisje navigimi dhe i mungonte edhe një helikë.

Rojet bregdetare dyshojnë se personat e vdekur janë nga Koreja e Veriut, bregu i të cilit është rreth 725 kilometra larg nga Japonia.

Ndërkohë, anija e parë në të cilën kishte tetë njerëz të gjallë, është zhdukur. Policia japoneze po heton të dyja rastet.