75 Mall Live Search
00:37 / E Enjte, 13 Janar 2022 / B O

Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës

Armët janë shkrepur pak minuta para mesnatës në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një person është plagosur nga shkëmbimi i armëve në kryeqytet, në rrugën “Agim Ramadani”.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po mirret me rastin. Nuk dihet ende arsyeja dhe bilanci i sherrit të mesnatës në Prishtinë.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast./Indeksonline/