Nipi rrah dajën në Prishtinë

Dje rreth orës 19:00 në rrugën “Nexhmedin Llumnica” në Prishtinë është arrestuar një person.
I njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar – dajën tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/