Përballja mes Athletico-ve, formacionet zyrtare

Real Madridi do ta mësojë sonte rivalin e finales në Superkupën e Spanjës që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Atletico Madridit dhe Athletic Bilbaos.
Ashtu si ajo Barcelona-Real Madrid, edhe ndeshja Atletico Madrid-Athletic Bilbao do të zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite, përkatësisht “King Fahd International Stadium” me fillim nga ora 20:00, transmeton KosovaPress.
Diego Simeone nuk i ka shërbimet e Griezmann dhe Savic për këtë ndeshje, ndërsa nga radhët e Bilbaos mungojnë Nunez dhe Venceder.
Këto janë formacionet zyrtare:
Atletico Madrid: Oblak; Marcos Llorente, Vrsaljko, Giménez, Hermoso, Carrasco; Koke, Kondogbia, Lemar; Joao Félix, Correa.
Athletic Bilbao: Unai Simón; De Marcos, Yeray, Iñigo Martínez, Balenziaga; Berenguer, Dani García, Zarraga, Muniain; Sancet, Williams.