75 Mall Live Search
21:30 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

Serbët vendosin flamurin 300 metra në Veri

Një flamur gjigant i Serbisë është shfaqur sonte nga banorët serb në Mitrovicën e Veriut.

Në prag të Vitit të Ri ortodoks, i cili është më 14 janar, serbët në veri të Kosovës kanë parakaluar me flamurin e Serbisë 300 metra të gjatë, nga qendra e qytetit të Mitrovicës së Veriut deri te ura e Ibrit.