Vajza ushtronte dhunë fizike e psikike ndaj prindërve dhe vëllaut – dërgohet në burg

Dje një nënë ka raportuar se vajza e saj po ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj, babait dhe vëllaut, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë, e njëjta është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur në Deçan
“Deçan, 13.01.2022 – 09:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se vajza e saj, e dyshuara femër kosovare në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj dhe dy familjarëve babait dhe vëllait të saj. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/