75 Mall Live Search
13:04 / E Premte, 14 Janar 2022 / A. M.

Ilir Meta nis procedurat për zgjedhje të parakohshme

Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme ka deklaruar se ka filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje situatës ku disa bashki janë pa kryetar. Ai ka thënë se i ka kërkuar KQZ informacion për bashkitë këto bashki për t’i  dhënë zgjidhje situatës.

“Në ditët në vijim do të mbajmë një qëndrim zyrtar. Sot jemi për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje dhe një çështje që GJK u shmang, zgjedhjet vendore 2019 nuk mori zgjidhje, prej kohësh kemi një situatë absurde, kemi bashki pa kryetar. kjo situatë nuk mund të rrijë pafundësisht për zgjidhje, pavarësisht se shumë faktorëve mund t’i leverdisë. Nuk ka se çfarë të pres me, prita vendimin e Gjykatës Kushtetuese që  dha mos vendim, prandaj duke konstatuar se këto institucione, bashkitë pa kryetar, nuk po funksionojnë siç duhet dhe palët nuk po bëjnë asgjë për ta zgjidhur këtë situatë edhe pse është ngritur si shqetësim nga mediat dhe qytetarët, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate, i dërgova KQZ shresë për informacion se kush janë bashkitë në të cilat përgjatë kësaj procedure, janë pa kryetar”, tha Meta.