75 Mall Live Search
11:17 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / B O

Mësuesja që kërcënonte nxënësit: Bëni seks me mua ose do të ngelni në klasë

Një mësuese po vuan dënimin me burg sepse detyronte nxënësit e saj që të kryenin marrëdhënie seksuale me të, ose në të kundërt do të pësonin penalitete jo të zakonta.

Ngjarja ka ndodhur në Kolumbi ku mësuesja 40-vjeçare e martuar, Yokasta M., i dërgonte nxënësve të saj adoleshentë foto provokuese dhe i kërcënonte se do i ngelte në klasë nëse nuk do kryenin marrëdhënie me te.

Njëri nga prindërit kishte zbuluar fotografitë kërcënuese të mësueses në telefonin e fëmijës së tij.

Kësisoj, ai denoncoi mësuesen dhe, si rrjedhojë e kësaj, kjo e fundit përfundoi në burg.