75 Mall Live Search
15:40 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

Çekia do t’i lejojë të punojnë të infektuarit me COVID

Qeveria çeke do të lejojë disa punonjës që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus të vazhdojnë të punojnë, një masë për të lehtësuar mungesat e mundshme të stafit të shkaktuar nga rritja e rasteve me Omicron.

Ministri i Shëndetësisë Vlastimil Valek tha se masa, e cila u miratua gjithashtu gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit, do të zbatohej vetëm për punonjësit në kujdesin shëndetësor dhe sazile që nuk kanë simptoma të COVID-19.

Valek tha se  masa do të vihet në zbatim vetëm kur do të jetë e nevojshme, mes masave të rrepta mbrojtëse për të parandaluar që punonjës të tillë të infektojnë njerëz të tjerë. Kushtet e mëtejshme do të vendosen nga autoritetet shëndetësore. Numri i rasteve në Republikën Çeke kanë shënuar rritje gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë që Omicron është  bërë tashmë varianti dominues në vend. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se numri i rasteve ditore mund të arrijë në 50,000 gjatë këtij muaji, duke tejkaluar rekordin prej 28,000 rastesh në 25 nëntor.