Arrestohet një person në Gjakovë, kishte vjedhur pije alkoolike në vlerë afro 2 mijë euro

Një person sot është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet se ka vjedhur pije aloolike në vlerë rreth 2 mijë euro, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së në Gjakovë, Nysret Gjurkaj.
Ai tha se në kamerat e sigurisë vërehet i dyshuari duke shkuar herë pas herë në qendër tregtare me rroba të ndryshme dhe duke marrë pije.
Vetëm sot, i dyshuari kishte arritur të marrë 2 shishe Jack Daniels në vlerë 160 euro.
Rastin e ka paraqitur në Polici punëtori i sigurimit në qendër tregtare./IndeksOnline/