75 Mall Live Search
20:12 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / C E

Chelsea synon yllin e Barcelonës

Nuk shihet shumë shpesh afër skuadrës që e ka në pronësi, por Roman Abramovich raportohet se ka një synim të qartë në merkato.

Sipas “El Nacional”, pronari i Chelseat, është i prirur ta rrëmbejë Frenkie de Jong-un nga duart e Barcelonës, duke paraqitur madje një ofertë prej 40 milionë euro.

Megjithatë, kuptohet se gjiganti i La Ligës dëshiron që negociatat të fillojnë me një ofertë prej 60 milionë euro.

Raporti më pas pretendon se nëse performancat e De Jong vazhdojnë të bien, çmimi mund të bjerë në 50 milionë euro, megjithëse Chelsea do të duhet të luftojë kundër Bayern Munichut për nënshkrimin e tij.