75 Mall Live Search
09:46 / E Diele, 16 Janar 2022 / MSH

Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Suharekë, vjedhin stoli ari

Një person ka raportuar mbrëmë në polici se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë kontrolluar dhomat e shtëpisë.

Sipas të dëmtuarit, hajnat nga shtëpia kanë arritur të marrin stoli ari.

Rasti është duke u hetuar.

Suharekë, 15.01.2022-21:13. Viktima mashkull kosovar ka raportuar në polici se person-a të panjohur me forcë kanë hapur derën e shtëpisë së tij dhe kanë depërtuar brenda duke kontrolluar në dhomat e shtëpisë. Sipas ankuesit, nga shtëpia e tij janë vjedhur stoli ari. Rasti nën hetime” thuhet në njoftimin e policisë.