Ramos shkruan për Cazorlan: Do të kthehesh, futbolli të ka borxh (Foto)
Sergio Ramos ka shkruar një postim në rrjetet sociale që ka të bëjë me spanjollin, Santi Cazorla.
Futbollisti i Arsenalit së fundi dha lajmin se do të vonohet kthimi i tij nga lëndimi për shkak se do të hy në një tjetër operacion.
Menjëherë ka reaguar kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos.
“Mik, futbolli është në borxhin tëndë. Ju duhet të ktheheni për ta shijuar dhe për të na gëzuar të gjithë ne. Kthehu dhe na mbush me gëzim. Ne jemi me ty. Shumë inkurajim dhe përfaqim të madh vëlla”, ka shkruar Ramos.
Kujtojmë se spanjolli nuk ka luajtur ndonjë ndeshje qoftë me Arsenalin qoftë me Spanjën që muaji tetor i vitit 2016./IndeksOnline/