75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 16 Janar 2022 / AR

“Ne i zbatojmë vendimet e Kosovës”, polici e kthen prapa serbin që nisi të shkoj për votim në jugun e Mitrovicës

Gjatë ditës së sotme një grup serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës janë nisur për të votuar përmes postës, në pjesën jugore të qytetit.

Njëri nga ta tha se duan të votojnë në referendum përmes postës që gjendet në këtë pjesë të qytetit.

Por policët e Kosovës kanë kthyer prapa. Madje ata komunikuan në gjuhën shqipe.

Jo është e ndalume me vendim të Qeverisë. Është e ndalume. Nuk mundeni me dal. Veç vazhdoni. Na i zbatojmë vendimet e qeverisë së Republikës së Kosovës. Veç vazhdoni në anën tjetër. Ju kisha lut veç me vazhdu“, thotë polici i Kosovës.

Më poshtë video./Indeksonline/