Lëndohen tre persona si pasojë e një aksidenti në Podujevë

Ka ndodhur një aksident trafiku sot rreth orës 18:00 në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Si pasojë janë lënduar tre persona.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 18:00,në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë perfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Indeksonline/