Vdes në moshën 91-vjeçare stilisti i njohur italian

Ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare, Nino Cerruti, njëri nga stilistët më të njohur të modës në Itali.
Sipas raportimeve, thuhet se ai ka ndërruar jetë në spital në Piemonte, ku ishte duke kryer kontrollet, transmeton Indeksonline.

Ai ishte tejet i përkushtuar ndaj punës, duke insistuar që të provoheshin krijimet e tij.
“Unë gjithmonë kam veshur të njëjtin person, veten time,” tha ai një herë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ai hapi butikun e parë në Paris në vitin 1967 duke shfaqur koleksionin për meshkuj dhe femra që ecnin në pasarelë me të njëjtat rroba.
Në vitet e ’80-ta kishe dizajnuar rroba për yje duke përfshirë Jack Nicholson, Michael Douglas, Sharon Stone, Julia Roberts dhe Tom Hanks./Indeksonline/




