Kumbulla “piqet” në dimër, Mourinho pa fjalë nga mbrojtësi shqiptar

Kumbullat zakonisht piqen në verë. Por, Marash Kumbulla i Romës duket se është pjekur në dimër.
Mbrojtësi shqiptar pas shumë kritikave të marra, ka përfituar shumë lëvdata.
Paraqitja e tij mbrëmë ndaj Cagliarit ishte impresionuese. Kumbulla është vlerësuar si lojtari më i mirë në fushë.
Lëvdatat për të nuk i ka kursyer as Hose Mourinho.
“Njeriu i ndeshjes” e ka vlerësuar trajneri portugez, mbrojtësin shqiptar./Indeksonline/