75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 17 Janar 2022 / MSH

Një rast me COVID, izolohet tërësisht një ndërtesë në Hong Kong

Personeli i një ndërtese në Hong Kong është izoluar dje në ndërtesë, pasi një person nga stafi rezultoi pozitiv me variantin Omicron të COVID-19.

Ekipet shëndetësore kanë dorëzuar suplimente mjekësore me kujdes të shtuar në ndërtesën në perëndim të qytetit, punëtorët e ë cilës u janë nënshtruar testimeve masive për COVID, shkruan CNN, transmeton Indeksonline.

Tash e disa javë, Beijingu ka shtuar kujdesin ndaj infektimeve, pasi vendi do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Dimërore.

Një grua, e cila rezultoi pozitiv me virusin korona në Beijing, që dy javë nuk ka pasur kontakt me askënd, derisa të gjithë personat në rrethin e saj janë testuar dhe kanë rezultuar negativ.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e botës, Kina po ndjek një strategji zero-Covid që mbështetet në kufizime të rrepta duke përfshirë testimin masiv, bllokimet dhe karantinimin e gjatë për ata që vijnë nga shtetet e jashtme.

Kompleksi i banimit ku jeton rasti i konfirmuar, është vetëm 15 minuta me makinë nga Parku Olimpik. I gjithë komuniteti që atëherë është mbyllur ndërsa njerëzit po testohen dhe autoritetet po kryejnë kampionime mjedisore.

Masat mund të duken ekstreme, por ato mbeten gjerësisht të njohura në mesin e shumicës së popullit kinez, shumica dërrmuese e të cilit janë në gjendje ta “shijojnë” këtë si normale.