Cila është gjenerata e artë e hip-hopit shqiptar sipas Mc Kreshës?

Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha, ka qenë i ftuar në emisionin “Me Meriton Mjekiqin”, i cili ka dhënë detaje sa i përket jetës profesionale.
Mjekiqi e pyeti Kreshën se sipas tij kush mendon se është gjenerata e artë e hip-hopit shqiptar, shkruan Indeksonline.
Reperi nuk dha ndonjë përgjigje konkrete duke thënë se secili e meriton kreditin që e ka.
“Nuk du me thanë. Për hip-hopin shqiptar i bjen me ofendu nashta, secili e ka kreditin e vet. Secili prej rep artistave e meriton kreditin e vet që e ka. Prej botërores të përgjigja. Shumica e njerëzve e shokëve me të cilët bojna llaf për hip-hop thonë 90-tat dhe fillimi i 2000-tës deri n2005-2006 atëherë kur hip-hopi ka pas, ka fitu shumë respekt e prej ’94-tës deri n2004, qekjo dekadë u kan ma e suksesshmja e repit. Gjeneratat e reja psh mendojnë se më e suksesshme është gjenerata e 2010-tës, 2020. Por për shkak që hip-hopi ka evolu, prej hip-hopit kanë dalë rryma të tjera, nuk ish kon fer me thonë jo qekjo jo qajo me rëndësi është që secili e ka vendin e vet, secili e bon lekun e vet dhe unë jam më se dakord me atë sen”, tha Kresha.
Më poshtë intervista e plotë/Indeksonline/