75 Mall Live Search
13:56 / E Hënë, 17 Janar 2022 / B O

Eriksen pranë rikthimit në Premierligën Angleze

Christian Eriksen është afër rikthimit në Premierligën Angleze. Ylli danez që ndau javë më parë rrugët me Interin është në bisedime me skuadrën e Brentford.

Skuadra simpatike angleze i ka ofruar mesfushorit danez një kontratë fillestare gjashtëmujore.

29-vjeçari pësoi një arrest kardiak gjatë Euro 2020 verën e kaluar dhe që nga ajo kohë nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare.

Trajneri i Brentford, Thomas Frank është admirues i madh i bashkëvendasit të tij dhe beson në kualitetet e Eriksen.

Mesfushori i njohur ka disa javë që po stërvitet me skuadrën daneze Odense, sa për të mbajtur formën fizike.

“Qëllimi im është të luaj në Kupën e Botës në Katar. Unë dua të luaj. Jam i sigurt se mund të kthehem sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht, jam kthyer në top formë” ka thënë Eriksen./Indeksonline/