75 Mall Live Search
14:46 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

VMRO paralajmëron protesta në Shkup

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar protesta për sot në ora 18:00, para Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e Nikola Gruevskit iu bën thirrje gjithë qytetarëve, aktivistëve të tyre, simpatizantëve dhe mbështetësve që të dalin dhe të shprehin “ mbështetje ndaj patriotëve dhe revoltën kundrejt ndjekjes nga Qeveria” me bllokim të udhëkryqeve.

Sot do të bllokohen këto udhëkryqe nga ora 15 deri në ora 17: te Mavrovasja, Porta Vllae, dhe tek Rampa në lagjen Kisella Vodë./AlsatM/