75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 17 Janar 2022 / AR

Nesër në Big Brother VIP do të ndodhë diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë

Nesër (e martë) është spektakli i Big Brother VIP Albania, ku do të diskutohen ngjarjet e javës mes banorëve.

Por, në promon e publikuar nga Big Brother, këtë të martë do të ndodhë diçka që nuk ka ndodhur asnjëherë që nga fillimi i këtij formati me 5 tetor.

Produksioni ka vendosur që nesër të ketë dy eleminime gjatë spektaklit.

Kujtojmë se finalja e Big Brother VIP ishte planifikuar të mbahej me 14 janar, por që ajo u shtye deri më 18 shkurt.

Madje përveç kësaj, Big Brother ka vendosur që secili finalist, edhe fituesi, të fitojë një çmimi prej 10 mijë eurove.