Kupa e Botës, kjo është kombëtarja me gjatësinë më të madhe të futbollistëve (Foto)
Me një lartësi mesatare prej 185.6 centimetra, futbollistët e Kombëtares së Serbisë janë gjigantët më të mëdhenj, pjesëmarrëse në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Serbia është e para e Botës, të paktën për diçka, pra për lartësinë e futbollistëve, transmeton IndeksOnline.
Ky hulumtim është bërë nga FIFA dhe Qendra Zvicerane Ndërkombëtare për kërkimin e sportistëve (CIES).
Pas Serbisë me futbollistët më të gjatë, radhiten Suedia (185.2 cm), Islanda (185.0 cm), Danimarka (185.0 cm) dhe Kroacia (184.9 cm).
Pesë futbollistët më të gjatë serb janë:
Vladimir Stojkovic – 196 cm
Jagos Vukovic – 195 cm
Nemanja Matic – 194 cm
Nikola Maksimovic – 193 cm
Aleksandar Prijovic – 191 cm.
Kujtojmë se shorti i Kupës së Botës, që mbahet vitin e ardhshëm hidhet me 1 dhjetor./IndeksOnline/