Pritet binjakëzimi i Komunës së Gjilanit me Bashkinë e Korçës

Mbrëmë, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni është takuar me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Hyseni njofton se janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në projektet ku mund të përfshihen edhe komunat ndërkufitare, ku jetojnë shqiptarët si dhe mundësinë e binjakëzimit të Komunës së Gjilanit me Bashkinë e Korçës.
“Gjilani, si një ndër komunat më të mëdha të Anamoravës, është edhe një ndër më të afërtat në kuptimin gjeografik me shqiptarët që jetojnë përtej kufijve dhe është obligim për të dyja shtetet tona që të përkujdesemi për ta, duke i përfshirë në projektet tona të përbashkëta”, shtoi Hyseni./Indeksonline/