Mbyllet përkohësisht lokali në Pejë, ankohet pronari: Punëtorët nuk je as që i largon as që i mban!

Më datë 8 janar të këtij viti, Policia e Kosovës së bashku me inspektorët e Agjensionit të Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës kanë mbyllur disa lokale në fushën e gastronomisë në Pejë.
Sipas AVUK, arsyeja e mbylljes ka qenë mosrespektimi i masave kundër Covid-19, raporton Indeksonline.
Në vendimin e tyre nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e mbylljes, e kjo po i shkakton telashe të mëdha pronarëve të lokaleve.
Pronari i lokalit “Incognito” , Bujar Morina për Indeksonline thotë se, aty punojnë 20 persona e të cilët janë në hall se çfarë të bëjnë.
“Me 20 punëtorë ma kanë mbyll lokalin. 150 mijë euro kam investime. Problemi më i madh është që nuk ka datë as asgjë. 20 punëtorë as nuk je që i largon as që i mban. Me më pas dënu 10 mijë euro nuk e kisha problem, se nuk i kam respektu rregullat, por mbyllje pa afat kohor kjo është tmerr”, u shpreh i shqetësuar Morina./Indeksonline/

